Blog

Chigo Group vjen në Shqipëri

chigo group ne shqiperi

Në një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes së ndritshme të tregut të teknologjisë në Shqipëri, ne me krenari shpallim fillimin e një bashkëpunimi të fuqishëm me Grupin Chigo, lideri global në prodhimin e pajisjeve të teknologjisë së avancuar për kondicionerë të brendshëm dhe të jashtëm. Me këtë bashkëpunim, ne formojmë Chigo Group Albania, distributori zyrtar që synon të sjellë cilësi të lartë dhe inovacion në tregun shqiptar të kondicionerëve.

Grupi Chigo është i themeluar në vitin 1994, ka qendrën kryesore në Nanhai, Foshan, Guangdong, një zonë e rëndësishme për prodhimin e teknologjisë. Chigo ka fituar certifikime në mbarë botën dhe operon në më shumë se 180 vende dhe rajone. Në Kinë renditet TOP 5 e bizneseve më te suksesshme.

Kapaciteti vjetor i prodhimit të bazës së Chigo (në jug dhe lindje të Kinës) është mbi 6 milion sete. Me pajisje të prodhimit të avancuara dhe një koncept menaxhimi modern ku cilësia dhe dorëzimi i porosisë do të përmirësohen në mënyrë të ndjeshme për të përmbushur kërkesat e shqiptarve tanimë. Chigo Group ka marre shume tituj nderkombetar ku nder to permendim : Global Enviroment Protection Award, Postdoctorial Programme, AEO Certificate, Advanced unit e shume te tjera te cilat jane te paraqitura dhe ne website zyrtar.

Visioni i Brendit: “Making the best air conditioner in the world” Misioni i Brendit: “Making life better”

Bashkëpunimi ynë me Grupin Chigo shënon një hap të rëndësishëm drejt një tregu më të modernizuar dhe më të inovativë në Shqipëri. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar kondicioner cilësorë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së klientëve tanë nëpërmjet teknologjisë së avancuar dhe shërbimeve të shkëlqyera për klientët tanë. Chigo Group Albania është gati të shërbejë nevojat e tregut shqiptar me pasion, përkushtim dhe inovacion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *